Pas emërimit në AKI, Burim Ramadani bën këtë veprim befasues

Aktuale

Pas emërimit në AKI, Burim Ramadani bën këtë veprim befasues

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 18:50
Burim Ramadani

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me presidentin Hashim Thaçi njoftuan sot se kanë emëruar si Inspektor të Përgjithshëm në AKI, Burim Ramadanin.

Menjëherë pas këtij njoftimi, të bërë nga zyra për media e kryeministrit dhe nga presidenca, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes dhe Sigurisë, Burim Ramadani ka zgjedhur që të largohet nga rrjetet sociale.

Ai e ka mbyllur profilin e tij zyrtar në Facebook, ku edhe zakonisht ka publikuar aktivitetet e tij, derisa, tashmë online mund të gjendet vetëm një fan page me emrin ‘Burim RAMADANI’ ku edhe aty janë publikuar njoftimet e tij, sidomos gjatë fushatës zgjedhore ku Ramadani kishte garuar si deputet nga radhët e partisë së Haradinajt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat