Reagon eksperti i sigurisë, ka disa fjalë për emërimet politike në AKI

Aktuale

Reagon eksperti i sigurisë, ka disa fjalë për emërimet politike në AKI

Nga: N.H Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 19:00
Gashi, Thaçi dhe Ramadani

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Bahri Gashi, ka folur mbi emërimet e fundit në AKI, përkatësisht të Drejtorit të AKI dhe Inpektorit të Përgjithshëm në këtë institucion.

Gashi konsideron se përjashto, Burim Ramadanin, (me ekspertizë), Kreshnik Gashi, është atak i skajshëm politik mbi AKI-në.

Ja shkrimi i tij:

Nonsens, Absurd logjik !!!

Përjashto, Burim Ramadan-in, (me ekspertizë) Kreshnik Gashi, atak i skajshëm politik mbi AKI -në!

Çfarë politike kombëtare të sigurisë dhe Inteligjencës po ndjek Kosova???

"Përpjekja për Integritet e Vetëdije shtetërore; Kod dhe Etikë institucionale;
Edukim e profesionalizëm;

Ekspertizë specifike akademike në Inteligjencë; Veprimtari atdhetare të pandalshme;
Puna, Përkushtimi dhe Dinjiteti ndaj shtetit, pse, ende nuk po e gjejnë vendin e merituar me "Hyrje-daljet" vicioze politike në AKI.

Çuditërisht, pa-meritokracia në kualifikime, vlerësime dhe emërime të larta, fatkeqësisht rëndë të cenuara në AKI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat