Eksperti i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi në një prononcim ka folur mbi emërimet e fundit në AKI , përkatësisht të Drejtorit të AKI dhe Inpektorit të Përgjithshëm në këtë institucion.
Ibishi ka theksuar se këto emërime nuk duhet të ishin bërë pa u formuar Qeveria e Re si dhe duhet të ishin apolitike.
“Në aspektin ligjor është në rregull pasi brenda 20 ditësh duhet të emërohet drejtori i Ri i AKI-së por nëse nisemi nga ajo që të emëruarit në këtë pozicion duhet të jenë apolitik, këtu ka një dallim të madh esencial. Në rastin e inspektorit dihet që zoti Burim Ramadani në zgjedhjet e 6 tetorit ka qenë kandidat për deputet nga AAK-ja dhe kjo është e paakceptueshme. Qështja tjetër që është e kontestuar është e Kryeministrit në dorëheqje. Zoti Haradinaj është në dorëheqje dhe nuk mund të marrë vendime të mëdha sikur janë këto emërime. Për të mos të mbetur hendek çështja e autoriteteve është dasht të gjendej një ushtrues detyre derisa të bëhet Qeveria e Re dhe parlamenti” ka theksuar Ibishi.
Gjatë ditës së sotme Kryeministri në largim Ramush Haradinaj si dhe Presidenti Hashim Thaçi bën të ditur dy emrat e rinj në krye të Inteligjencës kosovare.
Kjo u kundërshtua ashpër nga partia fituese e zgjedhjeve LVV duke i quajtur emërimet antikushtetuese.