Fatmir Limaj tregon nëse do të takohet me Albin Kurtin nëse e thërret ky i fundit

Aktuale

Fatmir Limaj tregon nëse do të takohet me Albin Kurtin nëse e thërret ky i fundit

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 21:32
Fatmir Limaj Albin Kurti

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ai është i përgatitur për opozitë, por se ka thënë se do ta pranonte ftesën e Albin Kurtit për të pirë kafe.

“Si subjekt politik jemi për të qenë një opozitë e fuqishme. Kurdo që më thirrin grupet politike unë shkoj me pi kafe. Nëse kem një ftesë (nga Kurti) unë shkoj i përgjigjna. Edhe nesër ata në pushtet, unë në opozitë, prapë takohem”, ka deklaruar Limaj në TV Dukagjin.

Ai ka thënë se përplasjet e fundit me VV-në lidhur me votat serbe, nuk i lidhë me takimet për biseda me çështje të mëdha.

Limaj tha se i takon partisë të pare t’i zgjedh partnerët, t’i bëjë ose jo ftesa.

“Pastaj secila parti i ka kërkesat e veta dhe idetë”, ka deklaruar Limaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat