U paralajmërua nisja hetimeve për vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit, Haziri zbulon skenarin ë përgatitur

Aktuale

U paralajmërua nisja hetimeve për vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit, Haziri zbulon skenarin ë përgatitur

Nga: N.H Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 22:49
Ahmet Krasniqi

Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë (SPAK) ka paralajmëruar se do të nisë hetimet për çështje që kanë tronditur shtetin shqiptar, përfshirë këtu edhe vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.

Kryeprokurorja në Shqipëri, Arta Marku ka firmosur një urdhër për të gjitha prokuroritë e vendit, ku kërkonte që të rihapeshin dosjet e vjetra të mbetur pa autorë, nisur nga provë, dëshmi, apo edhe dyshime të tjera.

E lidhur me këtë ka reaguar analisti, Nexhat Haziri. Ai përmes një shkrimi në Facebook shkruan se ky hetim mund të jetë vetëm një tentativë për ta penguar Gjykatën Speciale për ta trajtuar këtë rast.

Ja shkrimi i tij:

PO DOJKAN, PO CKA SE ?

Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë paralajmëron nisjen e hetimeve për vrasjen e Ahmet Krasniqit

-Ne arkivin e drejtorise se krimeve te renda ne Tirane, ajo cka mund te gjesh eshte vetem nje fotografi e profilit e Kol. Ahmet Krasniqit (e printuar) dhe nje gjysme flete A4, e ngjitur per te, ne te cilen shkruan emri dhe mbiemri dhe data e vrasjes. Kaq eshte dosja e vrasjes se Kol.Ahmet Krasniqit.

Nje rast qe u mbulle ne diten kur u vra Kol.Krasniqi, dhe kurr nuk u hetua nga asnje qeveri ne Tiranen zyrtare, ketu sikur kishin nje konsenzus.

Nje paralajmerin nga Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë, gjoja per nisjen e hetimeve, mund te jete nje tentative per ta penguar Gjykaten Speciale per ta trajtuar kete rast.Qofsha i gabuar ! (N.H)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat