Të gjitha këshillat se si të ruheni nga tërmeti

Aktuale

Të gjitha këshillat se si të ruheni nga tërmeti

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 06:51
Ilustrim

Tërmet i fuqishëm lëkundi sot Shqipërinë, ndërkaq dridhjet u dëgjuan edhe në Kosovë

Ja disa këshilla se si të mbroheni nga tërmetet:

Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës.

Duhet të keni kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama, mobilie etj.

Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen.

Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar.

Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit.

Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat