Limaj: Në këto momente të rënda, lutjet tona janë për vëllezërit dhe motrat tona që pësuan nga tërmeti në Shqipëri

Aktuale

Limaj: Në këto momente të rënda, lutjet tona janë për vëllezërit dhe motrat tona që pësuan nga tërmeti në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 09:57
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas tërmeteve që goditen Shqipërinë.

Kreu i Nismës ka thënë se tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë mbrëmë dhe mëngjesin e së martës kanë shqetësuar të gjithë shqiptarët.

“Në këto momente të rënda, lutjet tona janë për vëllezërit dhe motrat tona që pësuan nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë”, ka shkruar Limaj.

Ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve iu ka uruar shërim të shpejtë.

“Institucionet e Kosovës do të ofrojnë gjithë ndihmën e nevojshme për të tejkaluar këtë situatë të vështirë”, ka shtuar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat