Behgjet Pacolli: Ndihma nga shteti i Kosovës nuk do të mungojë

Aktuale

Behgjet Pacolli: Ndihma nga shteti i Kosovës nuk do të mungojë

Nga: A.J Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 10:00
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka bërë me dije qytetarëve të Shqipërisë se ndihma nga shteti i Kosovës nuk do të mungojë.

Në Facebook ai postoi një fotografi të një objekti atje të rrënuar nga tërmeti, duke i bërë me dije se FSK-ja është nisur.

“Në këto ndërtesa të rrënuara janë motrat dhe vëllezërit tanë. Ne do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Njësitet e FSK-së vetëm janë nisur për në Shqipëri. Kosova është me ju!”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat