Albin Kurti merr një vendim të rëndësishëm pas tërmetit në Shqipëri, këtë do ta bëjë ai

Aktuale

Albin Kurti merr një vendim të rëndësishëm pas tërmetit në Shqipëri, këtë do ta bëjë ai

Nga: D.RR Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 11:42
Albin Kurti

Kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti, pas tërmetit në Shqipëri, ka marrë vendim që së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje të organizojë tri pika grumbullimi në zyret e tyre në Prishinë, Prizren dhe Gjakovë, për grumbullimin e gjërave elementare për t’iu ndihmuar të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Pas grumbullimit, Kurti thotë se do të transportohen në Shqipëri në vendet ku ka nevojë, përcjellë "Bota sot".

Njoftimi i plotë:

Thirrje per ndihme per viktimat e termetit ne Shqiperi

Termetet e mbremshme ne Shqiperi kane tronditur vendin. Deri me tani ka qindra te lenduar dhe nje numer te vdekur. Ka shume qytetare pa strehe mbi koke. Fatkeqesisht pritet te rritet shume shpejte numri i viktimave.

Prandaj, Levizja VETEVENDOSJE! i organizon tri pika grumbullimi, ne zyret tona ne Prishtine, Prizren dhe Gjakove, per grumbullimin e gjerave elementare sic jane uji, ushqimi (preferohet i konzervuar ose i thate qe te zgjas me shume), rrobat per cfaredo moshe, batanije/qebe, jastek, barna (paracetamol dhe vitamina).

Pas grumbullimit do te transportohen ne Shqiperi ne vendet ku gjindet nevoja.

Jemi shume mirenjohes per te gjitha ndihmat.

Pikat grumbulluese:

Zyra qendrore e LV! ne Prishtine
Rr. Kasem Haxhimurati nr. 12
Ne lagjen Arberi/Dragodan

Zyra e LV! ne Prizren
Rr. Adem Jashari nr. 104
Ne qender, ngjitur me QMI, afer Shtepise se Bardhe

Zyra e LV! ne Gjakove
Rr. Ismail Qemali pn
Te çarshia e vjeter, perballe Rektoratit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat