MPJ e Kosovës bashkëndjejnë me familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri

Aktuale

MPJ e Kosovës bashkëndjejnë me familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 13:01
pamje nga vendi i ngjarjes

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është duke përcjellë me shumë shqetësim lajmet që po vijnë nga Shqipëria, pas tërmetit të rëndë i cili goditi të martën në mëngjes Durrësin dhe rrethinën e tij.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është në kontakt të vazhdueshëm me homologun e tij, Gent Cakaj, dhe autoritetet tjera shqiptare.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave që la pas tërmeti i sotëm, dhe njëherësh uron që të gjithë të lënduarit të shërohen sa më shpejtë.

Institucionet e Kosovës tashmë i janë përgjigjur nevojës për të ndihmuar autoritetet shqiptare, ndërsa shtetasit kosovarë që ndodhen në Shqipëri dhe mund të kenë pësuar nga tërmeti, sugjerohen të kërkojnë ndihmë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë. (Numri emergjent: +355 68 241 5291)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat