Kryetari Gashi reagon pas tërmetit në Shqipëri: Urojmë që gjendja të normalizohet

Aktuale

Kryetari Gashi reagon pas tërmetit në Shqipëri: Urojmë që gjendja të normalizohet

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 13:04
Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, ka reaguar pas tërmetit që goditi Shqipërinë që u ndie edhe në Kosovë, duke uruar që gjendja të normalizohet dhe të mos ketë pasoja të mëdha.

Ai gjithashtu u shpreh ngushëllime familjarëve dhe gjithë kombit shqiptar për viktimat e kësaj fatkeqësie ndërsa të lënduarve shërim sa më të shpejtë.

Postimi i plotë në Facebook:

“Nga orët e para të mëngjesit të sotëm, tërmete të vazhdueshme goditën Shqipërinë dhe Kosovën, urojmë që gjendja të normalizohet e mos të ketë pasoja të mëdha. 

Duke u solidarizuar dhe ndje keqardhje për të gjithë bashkëkombësit tanë, urojmë normalizim të situatës, derisa shprehim ngushëllime për të gjithë ata që humbën jetën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat