Ish presidentët Jahjaga dhe Sejdiu shprehin ngushëllime për të vdekurit në Shqipëri

Aktuale

Ish presidentët Jahjaga dhe Sejdiu shprehin ngushëllime për të vdekurit në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 13:10
Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se sot është një ditë e rëndë për të gjithë shqiptarët pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe humbjen e mbi dhjetë jetëve.

“Njeriu mbetet i pafuqishëm ndaj katastrofave natyrore si ndaj tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë. Por, në ballafaqimin me pasojat e këtyre katastrofave vjen në shprehje forca njerëzore- soladarizimi dhe humanizmi ynë si çelës për tejkalimin e këtyre situatave të rënda”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjarët e viktimave dhe mirëpres dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Shqipëri për t’ju dalë në ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë!”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq ish presidenti, Fatmir Sejdiu ka thënë se “Në këto momente dramatike, pas tërmetit që ka ndodhur në Shqipëri, bashkëndjejmë me të gjithë qytetarët atje”.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave. Kurse të lënduarve, shërim sa më të shpejtë”, ka thënë Sejdiu.

“Si vend dhe si shoqëri jemi në mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që të arrihet të përballohet dhe tejkalohet sa më shpejt kjo situate”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat