Jubileu i 20-të Shërbimin Korrektues e gjen me infrastrukturë dhe të profesionalizuar

Aktuale

Jubileu i 20-të Shërbimin Korrektues e gjen me infrastrukturë dhe të profesionalizuar

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 13:34
Foto nga takimi

Shërbimi Korrektues i Kosovës gjatë ditës sotme ka shënuar 20-vjetorin e themelimit. Në një ceremoni solemne u tha se jubileu i 20-të këtë institucion të sigurisë po e gjen me infrastrukturë më të rregulluar dhe të profesionaliziuar në ofrimin e sigurisë, risocializimit dhe rehabilitimit të të burgosurve.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili theksoi rëndësinë e këtij institucioni në shoqëri dhe përmendi gjitha veprimet që i ka bërë në krye të ekzekutivit për të rritë profesionalizmin në Shërbimin Korrektues. 

Haradinaj: Shërbimi Korrektues që nga themelimi edhe deri më sot është profesionaliziuar

Video

“Sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë e ka Shërbimin Korrektues si një nga hallkat shumë të rëndësishme dhe të ndejshme. Shërbimi Korrektues që nga themelimi edhe deri më sot është profesionalizuar dhe ka rritur shërbimet korrektuese euro perëndimore. Sot kemi programe të punës gjatë vuajtjes së dënimit të ngritjes profesionale të rehabilitimit të burgosurve dhe përkrahjes pas dënimit. Qeveria e Kosovës ka rritur buxhetin për institucionet për rendin dhe ligjit. Veçmas për drejtësinë që prek Shërbimin Korrektues të Kosovës të bëjë investime në infrastrukturë. Ka rritë numrin e personelit të gardianëve. Ka rritë pagat në institucione të tjera. Kjo qasje siguron qasje të pavarur dhe moderne”, u shpreh Haradinaj.

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri tha se ky jubile i Shërbimit Korrektues po e gjen më të kompletuar se kurrë. 

Tahiri: Shërbimin Korrektues ky njëzet vjeçar e ka gjetur më të kompletuar se kurrë

“Ky njëzetvjeçar e ka gjetur më të kompletuar se kurrë. Dy vitet e fundit është përmirësuar infrastruktura e brendshme dhe është shmangur çdo problem i mbipopullimit. Është ngritur profesionalizimi dhe partneriteti me partnerët tanë veçmas me BE-në dhe SHBA-në”, tha ai.

Nikoqiri i këtij aktiviteti, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi duke folur për kontributin e institucionit që drejton, tha se qëllimi i tyre tashmë është arritur me përmirësimin e infrastrukturës dhe tashmë përveç sigurisë ofrojnë  arsimim dhe rehabilitim për të burgosurit.

Thaçi: Shërbimi Korrektues, një storie suksesi

“Ne jemi një storie suksesi dhe gjithsesi falë punës së palodhshme të këtyre burrave dhe grave për rreth jush, ne kemi arrit të jemi një institucion demokratik dhe kredibil. Ne kemi arritur të jemi një institucion me vlera mjaft të mëdha”, tha ai.

Fjalë të mira për Shërbimin Korrektues pati dhe përfaqësuesja Jessica Long nga Ambasada e SHBA-në në Prishtinë. Ajo tha se SHBA-të mbesin partner i qëndrueshëm nëse vazhdohet me reformimin e Shërbimit Korrektues

Long: SHBA partner i qëndrueshëm nëse vazhdon reformimi i Shërbimit Korrektues

“SHBA-të mbesin partner i juaji i qëndrueshëm nëse vazhdoni me reformimin e Shërbimit Korrektues. Ministra e Drejtësisë ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ndërtimi efekti i një sistemi efekt korrektues është pjesë integrale e programit të përgjithshëm për sistemin e drejtësisë penale”, u shpreh ajo.

Në fund për nder të veprimtarisë së shumë pjesëtarëve të Shërbimit Korrektues në këto dy dekada u ndan mirënjohje falënderimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat