AAK shpreh gatishmërinë dhe solidaritetin me Shqipërinë

Aktuale

AAK shpreh gatishmërinë dhe solidaritetin me Shqipërinë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 14:07
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u ka shpreh ngushëllime familjeve të viktimave të tërmetit që sot në mëngjes goditi Shqipërinë.

AAK thotë se kanë përcjellur me shqetësim të thellë lajmet për pasojat e këtij tërmeti dhe u kanë dhënë mbështetje të plotë masave që ka ndërmarrë Qeveria dhe institucionet e Kosovës për ndihmë shtetit shqiptar, në përballimin e pasojave të tërmetit.

“Po ashtu mbështesim çdo iniciativë individuale ose kolektive, të organizuar apo spontane, të qytetarëve të Kosovës për grumbullimin e ndihmave për të goditurit nga tërmeti dhe shprehim gatishmërinë dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe institucionet e shtetit shqiptar, në përballimin e kësaj gjendjeje të rëndë. Të plagosurve u urojmë shërim të shpejt dhe lutemi për ta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat