Organizata e veteranëve ndan 5 mijë euro pas tërmeteve në Shqipëri

Aktuale

Organizata e veteranëve ndan 5 mijë euro pas tërmeteve në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 14:39
OVL e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë njoftuar se kanë ndarë 5 mijë euro si ndihmë pas teërmeteve në Shqipëri.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është duke i përcjellur me dhimbje lajmet për tërmetet që goditën Shqipërinë.

“Me këtë rast, iu shprehim ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre gjatë kësaj tragjedie, ndërsa të gjithë të lënduarve iu dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në komunikatë.

“OVL e UÇK-së, do të ndihmojë me 5000 €, dhe iu bën thirrje veteranëve të luftës, atyre që kanë mundësi, që të ndihmojnë në llogaritë bankare që me këtë rast i ka dhënë shteti shqiptar”, bëhet ditur.

Sot ndërkaq qeveria në detyrë ka ndarë 500 mijë euro, derisa Komuna e Mitrovicës ka ndarë 2 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat