Alarmon Muja: Edhe Kosova rrezikon nga tërmetet

Aktuale

Alarmon Muja: Edhe Kosova rrezikon nga tërmetet

Nga: V.R Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 14:55
Armend Muja

Publicisti Armend Muja, në një deklaratë publike në Facebook, ka thënë se tërmeti në Shqipëri është paralajmëruar vecse nga presidenti Ilir Meta, por që nuk është marrë parasysh, shkruan “Bota sot”.

Sidoqoftë, siç tha Muja, rreziku potencial nga tërmetet ekziston edhe në Kosovë, madje shumë më shumë se në Shqipëri.

Sipas Fondacionit Botëror për Modelimin e Tërmeteve, Kosova është në zonën me probabilitet relativisht të lartë të rrezikut.

Postimi plotë:

Termeti ne Shqiperi: Me 29 korrik 2019, Presidenti Ilir Meta i ishte drejtuar me nje leter Kryeministrit Edi Rama per mundesine e nje termeti te fuqishem ne Shqiperi. Gjate veres se kaluar opinioni publik ne Shqiperi dhe Kosove ishte talluar me te. Edhe ne Kosove ka pak vetedijesim per termetet. Por, ne baze te Fondacionit Boteror per Modelimin e Termeteve, ne jemi ne zonen me probabilitet relativisht te larte te rrezikut. Ne raportin e tyre per Kosoven nenvizohen Prizreni dhe Prishtina si zone me rrezikshmeri posacerisht te larte. Eshte koha te relflektohet ne kurrikulat shkollore,kodet e ndertimit, politikeberjes dhe seciles organizate per menyrat e adaptimit me termetet. Kili ishte prekur nga nje termet shume me i fuqishem se Shqiperia vitin e kaluar (9.3 shkalle) dhe kishte me pak viktima se ne Shqiperi. Kjo ne saje te pergatitjes dhe vetedijesimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat