Isa Mustafa telefon Ilir Metën për tragjedinë nga tërmeti

Aktuale

Isa Mustafa telefon Ilir Metën për tragjedinë nga tërmeti

Nga: N.Sh. Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 15:35
Pamje nga Shqipëria

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka telefonuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën ku i ka shprehur dhembjen dhe solidarizmin me shtetin shqiptarë.

Mustafa përmes një postimi në facebook, ka shprehur uruar presidentin Meta që sa më shpejt të tejkalohet kjo gjendje me sa më pak viktima njerëzore e materiale.

“Të nderuar qytetarë

Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë një tragjedi të rëndë nga pasojat e tërmetit.

I telefonova Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta për ti shprehur dhembjen dhe solidarizimin tonë me shtetin shqiptar dhe me familjet e viktimave të kësaj fatëkeqësie. E urova që sa më shpejtë të tejkalohet kjo gjendje me sa më pak viktima njerëzore e materiale dhe për shërim sa më të shpejtë të vllezërve dhe motrave tona që morën lëndime në këtë fatëkeqësi.

Fizikisht jemi në Kosovë por me mendje dhe përjetime, së bashku me juve në Shqipëri”, shkruan Mustafa, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat