E mërkura ditë zie në Kosovë

Aktuale

E mërkura ditë zie në Kosovë

Nga: G.B Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 16:27
Ilustrim

Nesër do të jetë ditë zie në Kosovë, përcjell Bota sot.

Vendimi është marrë nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.

Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat