FSK e gatshme të dërgojë ekipe shtesë në Shqipëri, ministri tregon për njësitet që janë prezente atje

Aktuale

FSK e gatshme të dërgojë ekipe shtesë në Shqipëri, ministri tregon për njësitet që janë prezente atje

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 16:47
FSK

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha për lajmi.net ka treguar për kapacitetet me të cilat Kosova po ndihmon Shqipërinë pas tërmetit me pasoja tragjike që ka goditur sot vendin atje.

Media ka kontaktuar me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Rrustem Berisha i cili tha se kanë dërguar 5 ekipe ndihmë në Shqipëri.

“Ne e kemi dërguar Njësititin e Kërkim-Shpëtimit Urban me 3 skuadra, Ekipi Mjekësor dhe një ekip të Njësiti K9 që janë të specializuar për kërkimin e njerëzve që kanë mbetur nën rrënoja”, tha Berisha.

Ai ka thënë se ekipet janë në gjendje gadishmërie dhe se ka në Kosovë ekipe të gatshme që mund të shkojnë në Shqipëri në rast nevoje.

“Vlen të theksohet se ekipet janë nisur në ora 9 në Shqipëri, janë në gjendje gadishmërie dhe jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe kontakt me autoritetet e Shqipërisë dhe kemi ekipe të gatshme për t’i dërguar nëse ka nevojë”, tha Berisha.

“Ekipet tona kanë kryer punë të jashtëzakonshme dhe po qëndrojnë në gjendje gadishmërie”, tha Berisha në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat