Plisat ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Aktuale

Plisat ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 17:16
Plisat nisin autobusin e parë të stërmbushur drejtë Shqipërisë

(E plotësuar) - Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë sot ka filluar aksioni humanitar i organizuar nga “Plisat”, për t’i ndihmuar banorët e Shqipërisë që janë prekur nga tërmet.

Me këtë rast qytetarët e Kosovës në shenjë solidarizimi ndihmuan me veshmbathje, ushqim dhe të holla.

Autobusi i parë nga kompania transportuese “Dita”, me shumë vullnetarë janë nisur për t’i dërguar ndihmat në Shqipëri.

Përfaqësuesi i Plisave, njëherësh organizatori i aksionit humanitar, Kushtrim Ramadani, tha se aksioni humanitar do të vazhdojë nesër në orët e  para të mëngjesit.

Ramadani: Dhimbja e çdo shqiptari është dhimbje për të gjithë ne

“Në këto situata duhet të jemi të gjithë së bashku, dhimbja e çdo shqiptari është dhimbja e secilit prej neve është dhimbje e njëjte. Aksioni jonë ka filluar sot gjatë ditës do të vazhdojë deri në orët e mbrëmjes dhe do të vazhdojë prapë nesër në orët e para të mëngjesit. Ne tash në mënyrë të organizuar do të nisemi për në Shqipëri  t’i dërgojmë gjërat që janë mbledhur sot gjatë aksionit tonë humanitar, ku janë mbledhur gjësende të ndryshme, si veshmbathje, batanije, ushqime, mjete financiare. Çdo anëtar i jonë ka shkuar për t’i blerë gjërat ushqimore dhe ka blerë barna në farmaci e gjëra të tjera. Do të nisemi në mënyrë të organizuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” i Prishtinës. Vullnetarë janë të gjithë, i falënderoj të gjithë që kanë qenë vullnetarë, falënderoj qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës që kanë kontribuar gjatë këtij aksioni, i falënderoj edhe kompanitë turistike q ë kanë qenë të interesuar në mënyrë vullnetare të na ndihmojnë për transportin e gjërave të cilat do t’i dërgojmë në Shqipëri”, tha ai.

Qytetari nga Prishtina, Afrim Kqiku, mirëpret aksionin për mbledhjen e ndihmave për vëllezërit tanë në Shqipëri.

Kqiku: Jemi mbledhur sot për ti ndihmuar vëllezërit tanë në Shqipëri

“Jemi mbledhur sot për t’i ndihmuar vëllezërit tanë në Shqipëri ku ka ndodhur tërmeti. Edhe ne këtu e hetuar tërmetin, por atje ka pas dëme më të mëdha dhe aksioni me Plisat vazhdon edhe ditëve tjera në vazhdim. Qytetarët kanë shprehur shumë gatishmëri për t’i ndihmuar njerëzit tonë atje”, tha ai

Nga kompania transportuese e autobusëve “ Dita” Hajdar Dili, iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkëngjiten këtij aksioni për të ndihmuar personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Dili: Të ndihmojmë vëllezërit tanë në Shqipëri

“Edhe ne jemi të shqetësuar për tërmetin që ka ndodhur në Shqipëri, sot në organizim me “Plisat”, kemi organizuar të shkojmë në Shqipëri t’i mbështesim dhe t’iu japim ndihma dhe falënderojmë krejt qytetarët e Kosovës që kanë mund të ndihmojnë. Nesër prapë vazhdon projekti për solidarizim ku “Plisat” janë nikoqir. Kush sa ka mundësi të ndihmojë vëllezërit tanë në Shqipëri”, tha ai.

Ndryshe, të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi sot në mëngjes Shqipërinë. Presidenti Hashim Thaçi të mërkurën e ka shpallur ditë zie në Kosovë, ndërsa Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro ndihma për Shqipërinë.

Ndërkohë drejt Shqipërisë janë dërguar për ndihmë edhe Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Tërmeti i sotëm në Shqipëri prej 6.3 ballë të Rihterit është më i fuqishmi në 30 vjetët e fundit.

Plisat nisin autobusin e parë të stërmbushur drejtë Shqipërisë

Shqipëria po përballet me një katastrofë të madhe, ku një tërmet i madh i orëve të para të mëngjesit, ka shkaktuar vdekjen e 19 personave.

Në ndihmë Shqipërisë i ka dalë menjëherë shteti i Kosovës, ku qeveria ka ndarë 500 mijë euro.

Numër i madh i qytetarëve të Kosovës kanë shprehur gadishmërinë për të ofruar ndihmë, ndërsa tifogrupet tashmë kanë filluar të mledhin para, rroba e gjëra tjera, për t’i dërguar në Shqipëri.

Njëra ndër ta janë edhe ‘Plisat’, tifogrupi i Prishtinës, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

Ata, siç kanë paralajmëruar, kanë nisur autobusin e parë në orën 17:00 drejt Shqipërisë me rroba, veshmbathje, batanije e shumë gjëra të tjera ushqimore e gjësende të tjera.

Pritet që gjatë orëve në vijim të niset autobusi i radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat