Myftiu Tërnava ngushëllon familjarët e viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Aktuale

Myftiu Tërnava ngushëllon familjarët e viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 17:49
Myftiu Tërnava

Kreu i Bashkisë Islame të Kosovës Myftiu Naim Tërnava ka ngushëlluar familjarët e viktimave nga tërmeti në Shqipëri, ndërsa të plagosurve iu ka uruar shërim sa më të shpejtë.

“Me shqetësim të thellë mora lajmin për viktimat dhe të lënduarit nga pasojat e tërmetit të sotëm në Shqipëri i përcjell me dëme të mëdha në objekte banimi në disa lokalitete në Shqipëri. Në këto momente të renda për vëllezërit tonë, shprehim mbështetjen tanë të gjithanshme duke u solidarizuar e duke bashkëndjerë dhimbjen”, ka thënë myftiu Tërnava.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, e të mos krijojnë panik si dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Në rastet të tilla, solidariteti, ndihma dhe përkujdesje për ata që kanë pësuar është vepra e puna më e mirë që e do dhe urdhëron Zoti i Madhëruar. Bashkësia Islame e Kosovës do të përcjellë me vëmendje situatën e krijuar dhe me të gjitha kapacitetet do të jetë pranë vëllezërve dhe motrave në Shqipëri”, ka thënë myftiu Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat