Drejtori Qalaj arrin në Shqipëri, përcjell nga afër punën e njësiteve policore të Kosovës

Aktuale

Drejtori Qalaj arrin në Shqipëri, përcjell nga afër punën e njësiteve policore të Kosovës

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 18:00
Drejtori Qalaj arrin në Shqipëri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj së bashku me drejtorin e Departamentit për Operacione Afrim Ahmeti, kanë shkuar në Shqipëri për ta monitoruar dhe përcjellë nga afër angazhimet e njësiteve policore të Policisë së Kosovës.

“Këto njësite që u nisën sot për në shtetin shqiptar po vazhdojnë shërbimin e pakursyer në koordinimin me autoritetet e Shqipërisë në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj me të gjitha kapacitetet policore dhe logjistike, në të gjitha lokacionet e nevojshme të prekura nga tërmeti, për t’iu dalë në ndihmë institucioneve emergjente dhe qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat