Pas tërmetit, Albin Kurti jep një lajm të mirë për Shqipërinë

Aktuale

Pas tërmetit, Albin Kurti jep një lajm të mirë për Shqipërinë

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 18:23
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  ka njoftuar se ndihmat e mbledhura nga Lëvizja Vetëvendosje tashmë janë nisur për në Shqipërinë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se i ka shprehur solidaritetin  presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, si dhe kryetarit të PD-së, kurse zyrtarë të Lëvizjes kanë kontaktuar me ministrat, kryetarët e shtabeve të emergjencës, duke ofruar ndihmën tonë”. 

Postimin e plotë: 

Ditë e rëndë për kombin tonë, ditë kur të gjithë jemi pranë familjarëve të viktimave e pranë popullit të Shqipërisë.

 

Me shpresën që tërmetet të mos vazhdojnë, ne sot u angazhuam si gjithë populli i Kosovës, në ndihmë të motrave e vëllezërve tanë në Shqipëri. Unë i shpreha solidaritetin tonë presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, si dhe kryetarit të PD-së, kurse zyrtarë të Lëvizjes kanë kontaktuar me ministrat, kryetarët e shtabeve të emergjencës, duke ofruar ndihmën tonë.

 

Qysh prej orëve më të para të mëngjesit secili aktivist i Lëvizjes është vënë në dispozicion për të ndihmuar. Secili aktivist tash është vullnetar. Kemi mbledhur ndihma, shtroja e tesha, tenda e barna, ushqime e gjësende të ndryshme, po ashtu edhe mjekë e infermierë vullnetarë. Kamionat e ambulancat janë nisur për Shqipëri, e të tjera ende vazhdojnë të nisen.

 

Bashkë, forcojmë njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat