Limaj ngushëllon familjen Abazi

Aktuale

Limaj ngushëllon familjen Abazi

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Laimaj ka theksuar se në mesin e viktimave nga tërmeti vdekjeprurës që ka goditur Shqipërinë, janë edhe dy vëllezërit, Shemsedin dhe Isa Abazi nga Gjilani.

Postimi i Limajt në Facebook:

Në mesin e viktimave nga tërmeti vdekjeprurës që ka goditur Shqipërinë janë edhe dy vëllezërit, Shemsedin dhe Isa Abazi nga Gjilani.

Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Abazi dhe ju shprehi ngushëllimet më te sinqerta! Edhe njëherë ndajmë dhimbjen dhe solidarizohemi me familjet e viktimave, të lënduarit dhe me të gjithë njerëzit që po vuajnë nga tërmeti shkatërrimtar që preku sot Shqipërinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat