Në Deçan nesër grumbullohen ndihma për vëllezërit tanë në Shqipëri

Aktuale

Në Deçan nesër grumbullohen ndihma për vëllezërit tanë në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se nesër duke filluar nga ora 09:00, në qendër të Deçanit fillon aksioni për mbledhjen e ndihmave, dedikuar vëllezërve tanë në Shqipëri, të cilët janë prekur nga fatkeqësia e tërmetit.

Postimi i Ramosajt në Facebook:

Të nderuar qytetarë të komunës së Deçanit, nesër duke filluar nga ora 09:00, në qendër të Deçanit fillon aksioni për mbledhjen e ndihmave, dedikuar vëllezërve tanë në Shqipëri, të cilët janë prekur nga fatkeqësia e termetit, ju ftoj të gjithë juve që keni mundësi të jepni kontributin tuaj! Ky organizim bëhet nga komuna e Deçanit e cila nesër do të ndaj edhe mjetet buxhetore për vëllerzërit tanë nga Shqipëria!

#MeShqipërinë #MeJuVëllezër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat