Koci: Sot u dëshmua që jemi një

Aktuale

Koci: Sot u dëshmua që jemi një

Nga: V.R Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 22:22
Shqipëri e bashkuar

Avokati Arianit Koci, nëpërmjet një deklarate në Facebook, ka deklaruar se me gjithë tragjedinë që i ndodhi Shqipërisë, humaniteti dhe brengosja e sinqertë nuk mungoi, shkruan “Bota sot”.

Ai, ndër të tjera, ka thënë se sot u kuptua që jemi një.

Postimi plotë:

Në mynxyrën që na kaplu ne shqiptarët me rastin e termetit - humaniteti dhe brengosja e sinqertë nuk mungoi.

Në fakt, sot u kuptua që jemi një.

Pērtej kurtoazisë dhe përkrahjes verbale, krejt Kosova është mobilizuar me të gjitha forcat, aq sa kush ka mundësi, me i ndihmu vëllëzërit e motrat në Shqipëri.

Bravo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat