Mbërrin ekipet nga Maqedonia tek Hotel Tropikali, për të nxjerrë trupin e pajetë të shqiptarit nga Kosova

Aktuale

Mbërrin ekipet nga Maqedonia tek Hotel Tropikali, për të nxjerrë trupin e pajetë të shqiptarit nga Kosova

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 06:18
Tërmeti

As pas mesnatës, nuk kanë ndaluar kërkimet për gjetjen e personave që dyshohet se janë mbetur nën gërmadha pas tërmetit të djeshëm në Shqipëri.

Thumana dhe Durrësi, janë vendet më të shkatërruara, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 24.

IndeksOnline po qëndron momentalisht në Durrës tek gërmadhat e Hotel Tropikalit, ku edhe tani rreth orës 03:00 të mëngjesit po punohet në mënyrë intensive nga ekipet e kërkim shpëtimit.

Në gërmadhat e këtij hoteli, po kërkohet trupi i pajetë i kosovarit, Shemsedin Abazi nga Livoçi i komunës së Gjilanit, derisa trupi i vëllait të tij, Isës është nxjerrë në orët e pasdites së djeshme.

Në këtë kërkim kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ekipet nga Maqedonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat