Shqiptarët në zi për jetët e humbura nga tërmeti

Aktuale

Shqiptarët në zi për jetët e humbura nga tërmeti

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Shqipëria dhe Kosova sot janë në zi kombëtare për shkak të jetëve të humbura nga tërmetet që goditën Shqipërinë natën mes 25 e 26 nëntorit.

Në të gjitha institucionet flamujt janë ulur në gjysmështizë, ndërsa në Kosovë janë anuluar edhe aktivitetet festive për nder të Ditës së Flamurit.

Tërmeti goditi kryesisht qytetin e Durrësit dhe zonën e Thumanës ku u shembën disa pallate.

Bilanci i viktimave fatkeqësisht pritet të rritet pasi ka ende persona nën rrënoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat