Vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore në Kampusin e UP-së

Aktuale

Vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore në Kampusin e UP-së

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 10:19
Foto nga UP

Po vazhdojnë gërmimet për të dytën ditë me radhë në Kampusin Universitar në të cilin vend po dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

Në këtë vend po gërmohet në dy lokacione, afër Fakultetit të Arteve dhe pranë Kishës Ortodokse.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur tha se ende është herët për të folur për rezultatet ngase do të gërmohet edhe në pjesë të tjera.

“Është edhe një pjesë e lokacionit të parë, sot si ditë e dytë kanë filluar gërmimet me kohë, në momentin që përfundon kjo pjesë fillojmë edhe me pjesën tjerët, është herët me fol për rezultate në momentin që kemi diçka ju lajmërojmë. Thellësia e të tjera brenda gërmimeve do të jetë në respektim edhe  të arkitektit mjeko-ligjorë”, tha Gara.

Gërmimet kanë nisur dje, por nuk është gjetur asgjë .

Gërmimet kanë nisur pas urdhrit të Prokurorisë Speciale dhe dëshmive të qytetarëve se në kohë lufte në atë pjesë kanë parë se janë varrosur njerëz në orët e vona të natës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat