Pacolli në zonën e tërmetit, ofron edhe ndihmë private

Aktuale

Pacolli në zonën e tërmetit, ofron edhe ndihmë private

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 10:59
Behgjet Pacolli

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka arritur sot në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Pacolli ka thënë se kjo është situata më tragjike me të cilën po përballet populli shqiptar në 20 vjetet ë fundit dhe se do të ofrojë mbështetje institucionale dhe private për gjithë banorët e prekur.

Kreu i AKR-së ka thënë se gjithashtu do të kujdeset që të gjithë familjet e prekura të kenë një shtëpi për t’u strehuar.

Njoftimi i plotë i Pacollit:  

Mbërrita sot në zonat e prekura të tërmetit në Shqipëri që la shumë të vdekur dhe të plagosur ndërsa shkatërroj shumë shtëpi dhe banesa. Në Thumane vizitova komunitetet e prekura. Unë shpreha mbështetjen institucionale dhe private(ne koordinim me autoritetet përkatëse aty) për qytetarët e Thumanes dhe të Shqipërisë.

Kjo është situata më tragjike në 20 vjet për të gjithë kombin shqiptar dhe unë do të qëndroj në mbështetje me ata. Vlerësova ndihmën e ushtarëve të Kosovës dhe të zjarrfikësve që po japin gjithçka nga profesionalizmi i tyre. Jam shumë krenar për ndihmën dhe solidaritetin nga Kosova në Shqipëri në orët e fundit.

Solidariteti dhe mbështetja masive tregon lidhjet e vëllazërore.

Ne duhet të vazhdojmë dhe të sigurohemi që të gjitha familjet e prekura do të kenë së shpejti një çati për t’u rikthyer jetës normale. Ky është një mision kombëtar tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat