FSK shënon Ditën e Forcës me mandat të ri ushtarak

Aktuale

FSK shënon Ditën e Forcës me mandat të ri ushtarak

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:00
Ushtria e Kosovës

(E plotësuar) - Forca e Sigurisë së Kosovës shënoi sot me një ceremoni Ditën e Forcës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Kjo ishte hera e parë që FSK shënoi ditën e saj me mision dhe mandat të ri ushtarak, pas fillimit të fazës së tranzicionit që erdhi pas miratimit të ligjeve për FSK-në në Kuvendin e Kosovës.

Njësitë e FSK-së u paraqitën me flamuj dhe emblema të reja, të dekretuara për çdo njësi nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Megjithatë, kjo ditë gjeti Kosovën në ditë zie, nga ngjarjet që ndodhën në Shqipëri, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra mbetën të plagosur nga tërmeti që ndodhi një ditë më parë.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, duke u ndalur te kjo ngjarje tha se duhet të jemi gjithmonë bashkë ashtu siç kemi qenë edhe në të kalurën, ndërsa nga Prishtina iu dha kurajo ushtarëve të Kosovës që janë me mision në Shqipëri.

Presidenti i vendit tha se synimi kryesor është që Ushtria e Kosovës të bëhet pjesë e NATO-s, ndërsa theksoi se paqja e përhershme në Ballkan do të arrihet vetëm me anëtarësimin e të gjitha vendeve në instancat euroatlantike

Thaçi tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është shndërruar në një institucion të besueshëm dhe që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Sipas tij, FSK është garanca më e mirë e sigurisë, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së Republikës së Kosovës.

Thaçi: FSK një prej vlerave më supreme të shtetit tonë

“Forca e Sigurisë së Kosovës në të gjitha efektivat e saj ka bërë vazhdimisht punë të mrekullueshme, ka ngritur nivelin e profesionalizimit dhe përgatitjes në shkallën më të lartë. Ka kryer me përgjegjësi dhe nivel të lartë dhe paanshmëri çdo detyrë që i është dhënë deri tash. Ushtria e Kosovës është bërë forcë që gëzon besim nga të gjithë qytetarët. Është bërë institucion që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Kudo që ka qenë pjesëtarët e FSK-së, së fundmi edhe në garat prestigjioze në Britani, kanë shkëlqyer me punën profesionale dhe angazhimin e tyre. Në radhët tuaja janë djemtë dhe vajzat më të mira të të gjitha komuniteteve që jetojnë në shtetin tonë sepse ju jeni një prej vlerave më supreme të shtetit tonë, vlerave sublime të Republikës së Kosovës. Jeni fuqia jonë dhe garanca më e mirë e sigurisë, stabilitetit dhe qëndrueshmërisà « së Republikës së Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, tha se ditëlindja e parë e FSK-së si ushtri është nderi i popullit dhe atdheut.

Ai shtoi se për herë të parë në histori jemi të zot ta garantojmë paqen në vend dhe rajon dhe t’i përmbushim detyrimet kushtetuese që është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Haradinaj përmendi edhe ndikimet ruse duke thënë se Kosova i takon botës së cilës i prinë Amerika dhe në këtë do të mbetemi.

Haradinaj: Kujdes me ndikimet ruse, ne i përkasim botës që i prinë Amerika

“Rreshtimet gjeopolitike po lëvizin dhe ne duhet të jemi të aftësuar t’u përgjigjemi sfidave siç janë shtrirja e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes kërcënimeve hibride por vlerat e lirisë dhe tërësia territoriale janë bazike për ne dhe mbeten të pa negociueshme përballë cilitdo rrezik. [...] Kosova i takon botës së cilës i prinë Amerika dhe në këtë rreshtim jemi dhe do të mbetemi. Të jesh në paqe me veten dhe fqinjët do të thotë se vlerat tona të traditës dhe lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e prirë nga komandanti legjendar Adem Jashari, janë vlera përbërëse të lirisë, por janë vlera që bashkohen me vlera perëndimore”, theksoi Haradinaj.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, para njësive të FSK-së, korit diplomatik e atasheve ushtarakë, tha se kanë realizuar me sukses objektivat e caktuara vjetore

Ai po ashtu foli për planin vjetor të rekrutimit, duke shtuar se kanë rekrutuar 700 ushtarë të rinj.

Gjenerali Rama përmendi edhe themelimin e Shtabit të Përgjithshëm dhe kapacitetet themelore të Gardës Kombëtare të Kosovës, Komandën e Logjistikës, Komandën e Doktrinës dhe Logjistikës dhe njësitë pranë shtabore.

Rama: Kemi realizuar me sukses objektivat e caktuara vjetore

“Me krenari ju njoftoj se Forca e Sigurisë së Kosovës me të gjitha kapacitetet drejtuese, komanduese, planifikuese, manovruese, të nivelit operacional taktik gjithnjë nën administrimin, mbikëqyrjen, kontrollin civil demokratik të Ministrisë së Mbrojtjes ka arritur me sukses t’i përmbyllë objektivat e caktuara vjetore. Bazuar në planin vjetor të trancizionit kemi arritur që të gjithë aktivitetet e planifikuara t’i realizojmë në afate kohore të përcaktuara dhe disa fusha i kemi tejkaluar ato. Prandaj, jam i nderuar t’ju njoftoj që brenda kësaj periudhe t’i realizojë themelimin e Shtabit të Përgjithshëm dhe kapacitet themelore të Gardës Kombëtare të Kosovës, Komandën e Logjistikës, Komandën e Doktrinës dhe Logjistikës dhe njësitë pranë shtabore”, deklaroi Rama./

Ushtria shënon Ditën e Forcës me emblema të reja

Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot manifestimin për shënimin e 'Ditës së Forcës'.

Ky përvjetor Kosovën e gjen në ditë zie, nga ngjarjet që ndodhën në Shqipëri, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra mbetën të plagosur, nga tërmeti që ndodhi një ditë më parë.

Sivjet, njësitë e Forcës u paraqitën me flamuj e emblema të reja, të dekretuara nga presidenti. Kjo është Ditëlindja e parë e FSK-së me mandat të ri ushtarak.

Në manifestimin e Ditës së Forcës, presidenti i Kosovës, që është komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha qe kjo ditë sot nuk ka karakter festiv, meqë vendi është në ditë zie pas goditjes që ka marrë Shqipëria nga tërmetet ku humbën jetën dhjetëra persona e qindra të tjera mbetën të lënduar.

 “Dita e FSK e gjen Republikën e Kosovës në ditë zie nga tërmeti i djeshëm ku mori dhjetëra jetë të vvëlelzërve dhe motrave tona shkaktoi dëme të mëdha materiale. Kosova dhe bota po solidarizohen në mënyrë të paparë. Ditën e Forcës  po e shënojmë si ditë të ushtrisë të Republikës së Kosovës që është në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”, tha Thaçi, para njësive të FSK-së.

Thaci tha që FSK është fuqia dhe garanca më e mirë e sigurisë, dhe stabilitetit të Kosovës. E  kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se është krenar për ushtrinë e Kosovës.

“Jam krenar sot që ushtria jonë është vlerë e shtuar e sigurisë në rajon e në bote. Jam i lumtur që ky rresht i yti i paqes, nderojnë Kosovën dhe aleatët e lirisë. Urime dita jote ushtri, urime rrita jote Kosovë”, tha Haradinaj.

Para njësive të FSK-së, korit diplomatik e atasheve ushatak komandanti i Forcës, Rrahman Rama tha se sot Forca paraqitet me emblema të reja.

“Me krenari iu njoftoj që FSK me të gjitha kapacitetet e saj të nivelit operacional taktik ka arritur me sukses të përmbush objektivat e caktuara vjetore. Jam i nderuar të ju njoftoj qe fsk ka arritur të themelojë shtabin e përgjithshëm dhe kapacitetet e Gardës kombëtare. FSK ka realizuar me sukses planin vjetor të rekrutimit, duke rekrutuar 700 ushtarë të rinj. Do të vazhdojmë të jemi të hapur për të gjithë komunitetet. Sot është dita kur promovojnë njësitë e reja me emblema të reja”, tha gjeneral Rama. Rama tha se do t’i qëndrojnë pranë shtetit të Shqipërisë në këto ditë të vështira. Ai tha se Kontigjenti i Task Forcës arriti i pari të dislokojë në zonat e dëmtuara dhe filloi menjëherë operacionin e kërkim shpëtimit. Komandanti i FSK-së tha se varësisht prej nevojave, janë të gatshëm për përkrahje shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat