Ky shqiptar nga Maqedonia e lëshon shtëpinë dhe jep 300 euro për çdo muaj për një familje nga Shqipëria

Aktuale

Ky shqiptar nga Maqedonia e lëshon shtëpinë dhe jep 300 euro për çdo muaj për një familje nga Shqipëria

Nga: N.Sh. Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:38
Shtëpia e cila do të vendoset një familje nga Shqipëria

Qenan Haraçina është një shqiptar nga Shkupi i cili do ta lëshon shtëpinë e tij për një familje të prekur nga tragjedia – tërmeti në Shqipëri.

Por ky nuk është lajmi i madh, pasi ai do të jap edhe 300 euro për çdo muaj për familjen e cila do të vendoset në shtëpinë e tij.

Haraçina ka njoftuar përmes Facebookut, se kërkon një familje për ta vendosur në shtëpinë e tij.

Ky është shkrimi i plotë:

Apel deri tek të gjithë ata,që jan të Prekur nga tërmeti (që kan humbur gjithçka...)

Dua një Familje nga Shqiperia tja sigurojë strehimin deri në Pranverën e Ardhshme si dhe Mjete për Ushqim për Ç’do Muaj nga 300euro dhe Transportin e Organizojm neve ???

Ju Lutem të gjithve që nëpërmjet kti postimi të bien në Kontakt me mua ose Familjarët e mi numri kontaktues 0041788567895

Shtëpia ashtë e gjitha e Mobiluar me të gjitha kushtet elementare dhe gjindet në Haraçin Rrethina e Shkupit Në Maqedoni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat