Albulena Haxhiu ka një lutje për ata që dhurojnë ndihma

Aktuale

Albulena Haxhiu ka një lutje për ata që dhurojnë ndihma

Nga: A.J Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 13:10
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka reaguar prapë për rastin e tërmeteve që ndodhen në Shqipëri dhe kërkimet që edhe tani po vazhdojnë. Haxhiu duke treguar se është treguar mobilizim i madh për të dërguar ndihma në Shqipëri ajo ka kërkuar që ndihma të ketë më shumë për vajzat dhe gratë siç janë të brendshmet, peceta higjienike dhe të tjera.

 

Postimi i Albulena haxhiut:

Qytetarë të shumtë po sjellin ndihma për familjet që pësuan nga tërmeti në Shqipëri.

Prej kontakteve që kemi pasur me persona përgjegjës që po pranojnë këto ndihma, jemi njoftuar që ka mungesë të ndihmave për vajzat dhe gratë siç janë të brendshmet, peceta higjienike dhe të tjera.

Lutje e veçantë për qytetarët që po ndihmojnë. Ndihmat që po i sjellni, t'i përmbajnë edhe këto sikur më lartë.

Ju falemnderit përzemërsisht!

Bashkë do e kalojmë këtë fatkeqësi!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat