Haradinaj: Liria jonë në themel ka heronjtë e kombit

Aktuale

Haradinaj: Liria jonë në themel ka heronjtë e kombit

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 13:35
Ramush Haradinaj

Për nder të festave të nëntorit, kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ish presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, ish kolonelit Ahmet Krasniqit si dhe heronjve tjerë që janë varrosur te varret e dëshmorëve në lagjen Velania.

Duke u përulur para veprës së tyre, Haradinaj theksoi se liria e Kosovës në themel i ka heronjtë e kombit. 

Haradinaj: Liria jonë në themel i ka heronjtë e kombit  

“Ne nderojmë të gjithë të rënët për liri pra në Prekaz tek familja heroike Adem Jashari, presidenti Rugova, heronjtë tjerë, tek Adem Demaçi, Ahmet Krasniqi dhe gjithë bashkëluftëtaret. Do të shkoj edhe në Gllogjan, nuk mbërrij ndoshta sot tek të gjitha vendet varrezat ku janë heronjtë. Por jemi të vetëdijshëm që liria jonë në themel i ka heronjtë e kombit. Martirët gjithë ata që janë flijuar për liri ndër breza. Lavdi e përjetshme”, tha Haradinaj. 

Kryeministri në detyrë përmendi edhe tragjedinë që ndodhi dje në Shqipëri, ku tha se Kosova ka qenë në krye të detyrës për t’i dalë në ndihmë dhe në përkrahje  të institucioneve atje.

Haradinaj: Kosova ka qenë si duhet dje  

“Kjo festë është në ndjenjën e  tragjedisë që ndodhi në Shqipëri ku bashkëkombësit tanë shqiptarë nga Shqipëria humbën jetën, ka shumë të lënduar. Më duhet me thanë që Kosova ka qenë si duhet dje. Institucionet e vendit kanë kryer gjitha veprimet e duhura që t’i dalin në ndihmë bashkëkombësve Shqipërisë dhe gjithë atyre që janë prek. Ushtarët dhe policët tanë janë edhe sot, në përkrahje të institucioneve të Shqipërisë në nxjerrëve të gjallëve nga rrënojat, por edhe sajimin e dëmeve”, tha ai.

I pari ekzekutivit gjatë ditës sotme po ashtu ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe para lapidarit të heroit të kombit Zahir Pajaziti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat