Ironizon Shahu: Përpos taksës, sillni edhe nga 5 euro për Ramën nga Kosova

Aktuale

Ironizon Shahu: Përpos taksës, sillni edhe nga 5 euro për Ramën nga Kosova

Nga: G.B Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 13:44
Rexhep Shahu

Ish gazetari dhe publicisti Rexhep Shahu, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili tha se kush sjell ndihma nga Kosova për në Shqipëri, mund të paguajë edhe ato 5 euro për taksën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai me ironi ka thënë se të gjithë shqiptarët që sjellin ndihma nga Kosova, le t’i sjellin edhe nga 5 euro për Ramën, përcjell Bota sot.

Ndërsa ata që e duan shumë Ramën dhe bëjnë propagandë për të, le t’ia sjellin nga 50 euro.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Te gjithe ata shqiptare qe jane "patriota me pizhame", qe sjellin ndihma nga Kosova apo vijne per te ndihmuar nga Kosova ne Shqiperi, le ti sjellin edhe nga 5 euro per Edi Ramen, vec atyre eurove qe paguajne te trau i Kalimashit qe eshte kufiri i ri qe Edi Rama i ka vu Kosoves.
Ata shqiptare te Kosoves qe e duan shume Edi Ramen, bash shume, dhe bejne propagande per te, le t'ia sjellin atij nga 50 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat