Bytyçi falënderon Kosovën: Je magjia, dashuria e shpresa jonë, do të mbaj në zemër sa të kem jetë

Aktuale

Bytyçi falënderon Kosovën: Je magjia, dashuria e shpresa jonë, do të mbaj në zemër sa të kem jetë

Nga: G.B Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 14:22
Kamionët

Profesori universitar ka falënderuar shqiptarët nga Kosova që kanë dërguar ndihma në Shqipëri, për të prekurit nga tërmeti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kosova e sotme është magjia, dashuria e shpresa e shqiptarëve, përcjell Bota sot.

“Faleminderit Kosova ime e dashur dhe e shtrenjtë! Gjithmonë të kam dashur e sa të kem jetë do të mbaj në zemër”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kosova e lufta e saj per lirine e vendit e beri Shqipërinë te pavarur me 1912!
Kosova I dha kumtin e vet Shqipërisë e na beri krenar gjithmone!
Kosova e sotme eshte gjithashtu magjia jone, dashuria jone me e madhe, shpresa e shqiptarëve, zemra e atdheut tone!
Faleminderit Kosova ime e dashur dhe e shtrenjte!
Gjiithmone te kam dashur e sa te kem jete do te mbaj ne zemer!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat