Kjo është gruaja me kancer nga Peja, që përloti të gjithë kur dhuroi 50 euro për Shqipërinë

Aktuale

Kjo është gruaja me kancer nga Peja, që përloti të gjithë kur dhuroi 50 euro për Shqipërinë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 14:53
Gjyljeta Devolli

Zonja nga Peja e cila mbrëmë solli lot dhe emocion për të gjithë shikuesit kur ofroi ndihmë për Shqipërinë, është Gjyljeta Devolli.

Ajo harroi sëmundjen e rëndë të kancerit me të cilën përballet, dhe hapi zemrën e saj duke dhuruar mjete financiare për shqiptarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit.

”Unë jam e sëmurë nga kanceri. Dëshiroj t’i dhuroj 50 euro”, u shpreh ajo mes lotëve.

Një akt të tillë bamirësie, vështirë se e përballuan të gjithë pasi mes lotësh u përmbyll edhe emisioni ku po grumbulloheshin donacione për ta ndihmuar Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat