Kjo është studentja e mjekësisë që vdiq nga tërmeti

Aktuale

Kjo është studentja e mjekësisë që vdiq nga tërmeti

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:10
Kristi Reçi

Në 32 ka shkuar deri më tani numri i viktimave nga tërmeti. Por ende shumë persona janë nën rrënoja.

Një prej viktimave është edhe studentja e mjekësisë Kristi Reçi. Ajo kishte ëndër që bëhej doktoreshë dermatologe dhe të vazhdonte jetën në shërbim të komunitetit si mjeke, por jeta e saj u ndërpre.

Konfirmimin e jep vetë Rektori i Universitetit Mjeksor të Tiranës, Arben Gjata, i cili në Facebook shkruan se Kristi Reci, studente e këtij Universiteti, konfirmohet mes viktimave të tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat