Qytetarët e Kosovës dërgojnë ndihma në Shqipëri, nuk detyrohen të paguajnë taksën rrugore

Aktuale

Qytetarët e Kosovës dërgojnë ndihma në Shqipëri, nuk detyrohen të paguajnë taksën rrugore

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:35
Qytetarët e Kosovës dërgojnë ndihma në Shqipëri

Kamionë të mbushur me ushqime nga Kosova janë nisur në drejtim të lokacioneve në Shqipëri ku po qëndrojnë viktimat e prekura nga tërmeti që goditi vendin një ditë më parë.

Ata kaluan nga një pjesë e veçantë pa pasur nevojë të paguajnë taksën rrugore prej 5 eurosh, e cila është e obliguar të paguhet nga secila veturë që kalon nëpër autostradë. KosovaPress pa se ata u liruan nga taksa për shkak të qëllimit për të cilin po shkonin në Shqipëri, pra për të dhënë ndihma për njerëzit në nevojë.

Agon Pajaziti nga një kompani e Gjilanit, bashkë me disa të tjera nga Vushtrria, po dërgojnë rroba, batanije, ushqim e gjëra të tjera elementare.

Pajaziti: Thumana ka nevojë për ndihma, edhe nesër do të dërgojmë ushqim

“Në Thumanë, na kanë treguar për Thumanë, aty kishte nevojë më shumë, edhe nesër do të kemi një organizim për të dërguar ushqim. Na kanë treguar disa që kanë qenë dje, na kanë thënë që më shumë kanë nevojë për ushqim për momentin dhe kanë organizuar sot janë duke mbledhur dhe nesër të dërgojmë  edhe ushqim”, tha ai.

Pajaziti bëri të ditur se nuk e kanë paguar taksën prej 5 eurosh në Rrugën e Kombit.

Pajaziti:Hymë pa paguar taksë

“Në kufi nuk kemi pritur asgjë, kemi hyrë nga korsia e djathtë dhe nuk na kanë penguar asgjë dhe  hymë pa paguar taksë, i njoftuam që jena për ndihmë dhe nuk paguam asgjë”, tha ai.

Edhe sot, Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të solidarizohen me shqiptarët andej kufirit duke i dërguar ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme familjeve në Durrës dhe Thumanë, vende këto të cilat u shkatërruan nga një termet që tronditi të gjithë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat