Ngritet flamuri grek në Thumanë, Haki Abazi pyet: Me lejen e kujt dhe me çfarë qëllimi

Aktuale

Ngritet flamuri grek në Thumanë, Haki Abazi pyet: Me lejen e kujt dhe me çfarë qëllimi

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:24
Haki Abazi

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se në shkollën e Thumanës njësitë greke kanë ngritur flamurin e tyre.

Ai në një postim në Facebook, shkruan se me lejen e kujt dhe me çfarë qëllimi është vendosur aty.

Postimi i plotë:

Në Thumanë, gjendja e rendë, shakterrime të mëdha, njerezit janë në tenda. Ndihma dhe përkrahja 90% nga qytetarët e Kosovës, bizneset e rrethit, ushtria e Shqiperisë dhe Kosovës, qeveria e Shqipërisë. Në mes të hapësirës se oborrit shkollës së Thumanës tenda të bukura të njësiteve Greke që ngritën flamurin. Asnjë flamur tjetër nuk kishte, me lejën e kujt dhe më cfarë qëllimi. Në fakt ata nuk po bëjnë asnje gjë, perveq nëse janë duke shkruar projektpropozim për unionin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat