Ambasadori amerikan: Koha që të formohet qeveria dhe të plotësohen premtimet elektorale

Aktuale

Ambasadori amerikan: Koha që të formohet qeveria dhe të plotësohen premtimet elektorale

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 19:42
Philip Kosnett

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se tani pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve është koha për t’u krijuar sa më shpejt qeveria.

“Së bashku me popullin e Kosovës, ne jemi të kënaqur me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve që u mbajtën me 6 tetor”, ka shkruar Kosnett në rrjetin social Twitter.

“Tani është koha që qeveria e re të formohet dhe të fillojë me plotësimin e premtimeve që u bënë gjatë fushatës elektorale”, ka shtuar ai.

Sot KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe tani dihet saktë se me çfarë forca do të përfaqësohen subjektet politike në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat