Anton Quni: Ajo çfarë pashë në Thumanë dhe Durrës, më preku deri në palcë

Aktuale

Anton Quni: Ajo çfarë pashë në Thumanë dhe Durrës, më preku deri në palcë

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 20:16
Foto e publikuar nga Anton Quni

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka vizituar Durrësin dhe fshatin Thumanë pas tërmeteve që e kapluan këtë zonë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “Grupe shpëtimi që vazhdojnë të punojnë në gërmadhat e ndërtesave të shembura në kërkim të të ngujuarve, e të tjera grupe mjekësore e humanitare që ndihmojnë njerëzit e pastrehë, secili nga ta e ka tregimin më rrënqethës se tjetri qe të sjell dhimbje në shpirt e zemër”.

Postimi i plotë:

Ajo cfarë pashë, sot, në Thumanë dhe Durrës, më preku deri në palcë.

Ndjejë dhimbje të thellë për humbjet e jetërave, për të plagosurit, për të pastrehët dhe për dëmet e pallogaritshme që tërmeti la pas vete.

Por, njëkohësisht ndjehëm krenar me profesionalizmin e heroizmin e trupave të kërkim-shpëtimit, veçanërisht atyre nga Kosova.

Takova djem e vajza që nuk kursejnë asgjë për të ju dalur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Grupe shpëtimi që vazhdojnë të punojnë në gërmadhat e ndërtesave të shembura në kërkim të të ngujuarve, e të tjera grupe mjekësore e humanitare që ndihmojnë njerëzit e pastrehë, secili nga ta e ka tregimin më rrënqethës se tjetri qe të sjell dhimbje në shpirt e zemër.

Por, duke qëndruar pran njëri-tjetrit, kështu së bashku do ta përballojmë më lehtë. E ndajmë dhimbjen përgjysmë dhe e mposhtim atë me humanizëm, me zgjatjen e dorës së ndihmës e të mbështetjes. Aktivizimi dhe vullnetarizmi i gjithë atyre njerëzve nga Kosova e viset tjera shqiptare padyshim se më mahniti e më bëri krenar.

Zoti i bekoftë shpëtimtarët, ndihmëtarët dhe vullnetmirët e shumtë.

Do të qëndrojmë kështu përkrah njëri tjetrit edhe ditëve në vijim, deri sa Durrësi e Thumana të marrin vetën e të rifillojnë jetën.

Jemi vëllezër gjaku e gjuhe.

Jemi vëllezër në gëzim e në dhimbje. Kështu do të mbesim përjetë të jetëve.

A.Q

Durrës, Thumanë,

27.11.2019

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat