Cakaj dhe Thaçi pranë të dëmtuarave në Thumanë

Aktuale

Cakaj dhe Thaçi pranë të dëmtuarave në Thumanë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 20:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i shoqëruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar drejt Thumanës për të inspektuar zonat e prekura nga tërmeti, që preku Shqipërinë mëngjesin e ditës së djeshme (26 nëntorit).

Së bashku me Cakajn dhe Thaçin, me ta ishte edhe zv. Kryeministri Erjon Braçe. Ata ndodhen në vendngjarje në mbështetje të trupave specialë që po punojnë për menaxhimin e pasojave të kësaj tragjedie.

Në një postim në Facebook, Cakaj shkruan se në këto momente të vështira për Shqipërinë qëndrojnë pranë çdo familjeje të prekur nga tërmeti tragjik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat