Mushkolaj: Albini mbrëmë cakërronte gotat, në Shqipëri rritej numri i viktimave

Aktuale

Mushkolaj: Albini mbrëmë cakërronte gotat, në Shqipëri rritej numri i viktimave

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 22:18
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka zhvilluar një debat të ashpër me Rexhep Selimin e VV-së, ku ky i fundit ka hedhur akuza ndaj Ramush Haradinajt duke thënë se nuk ka arritur të menaxhojë situatën si duhet për gjendjen në Shqipëri.

Mushkolaj i tha se çasja e VV-së është shumë e gabuar dhe se kjo parti po vazhdon të sillet sikur opozitë.

Mushkolaj tha se Kurti mbrëmë ka festuar ku ndërkohë në Shqipëri rritej numri i viktimave, duke shtuar se ‘pse nuk ka bërë thirrje ai për të krijuar shtabe’ përcjell "Bota sot".

“Cila është përgjegjësia e juaj hale keni mbetur në guacën e opozitës, çasja e juaj është e gabueshme. Albin Kurti në këtë planet jeton. Kurti mbrëmë  festonte ku të njëjtën kohë rritej numri i viktimave në Shqipëri, ai duke cakrruar gotat, pse mbrëmë nuk keni bërë thirrje, nëse Haradinaj ka harruar pse ju nuk bënët thirrje”, tha Mushkolaj në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat