Kosova nuk rrezikohet të goditet nga një tërmet i fuqishëm në 100 vjetët e ardhshme

Aktuale

Kosova nuk rrezikohet të goditet nga një tërmet i fuqishëm në 100 vjetët e ardhshme

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 23:49
Fidaim Sahiti

Gjeologu Fidaim Sahiti, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Kosova nuk është në rrezik për 100 vjetët e ardhshme nga ndonjë tërmet shkatërrimtar.

“Në 100 vjetët e ardhshme, Kosova nuk ka rrezik nga një tërmet me magnitudë më të madhe se 6.3 shkallë Rihterit”, ka thënë Sahiti.

E sipas gjeologut Sahiti, ky lloj tërmeti nuk konsiderohet i rrezikshëm.

“Ky lloj i tërmetit, me magnitudë 6.3 shkallë të Rihterit, nuk konsiderohet shkatërrimtar dhe i rrezikshëm”, shtoi Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat