Qytetari nga Durrësi: Kosova s’po na lë nën qiell të hapur, Kosova na i hapi dyert

Aktuale

Qytetari nga Durrësi: Kosova s’po na lë nën qiell të hapur, Kosova na i hapi dyert

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 00:45
Një qytetar nga Durrësi

Një qytetar nga Durrësi në një transmetim live në KTV ka thënë se në momentin e parë pas tërmetit të fortë, ka parë se mes atyre që u kanë dalur ne ndihmë kanë qenë ‘vëllezërit nga Kosova’.

Qytetari ka rrëfyer se familjen e ka strehuar në Pejë ndërkaq i pyetur pse ai tani është në Durrës, tha se ‘ka shkuar për t’i hequr disa orendi nga ndërtesa’ që sic tha ‘do të shembet krejt së shpejti’ ‘Falëminderit Kosovës nga zemra, ju nuk po na leni nën qiell të hapur, ju keni hapur dyert për ne. Gjithandej po shoh ndihma që kanë ardhë për ne’, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat