I jepet lamtumira e fundit vëllezërve Abazi që humbën jetën nga tërmeti

Aktuale

I jepet lamtumira e fundit vëllezërve Abazi që humbën jetën nga tërmeti

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 12:38
Varrimi i vëllezërve Abazi që vdiqën nga tërmeti në Shqipëri

(E plotësuar) - Dy vëllezërit që kanë humbur jetën në Durrës nga tërmetet, Isa dhe Shemsi Abazi, janë varrosur sot në Livoçin e Epërm të Gjilanit.

Ata u varrosën në varrezat e fshatit, dy të ndjerët po qëndronin në hotelin Tropikal në Durrës, i cili u rrënua tërësisht pas goditjes nga tërmeti i djeshëm.

Deri më tani janë raportuar 41 të vdekur nga tërmeti i së martës.

Arrijnë në Kosovë trupat e pajetë të vëllezërve Abazi që vdiqën nga tërmeti në Shqipëri

Tashmë kanë mbërritur në Kosovë dy trupat e pajetë të kosovarëve që vdiqën nga tërmeti me magnitudë 6.2 ballë, në Durrës.

Shemsedin dhe Isa Abazi ishin duke qëndruar në Durrës kur ndodhi tërmeti dhe shkatërroi objektin në të cilin po qëndronin.

Sot,  në ora 12:30, do të bëhet varrimi i vëllezërve Abazi, ku familjar, farefisi dhe qytetarët të shumtë kanë shkuar për t’i dhënë lamtumirën.

Kujtojmë, se numri i viktimave nga tërmeti ka arritur në 41, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë operacionin për trupat e tjerë që dyshohet se janë nën rrënoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat