Jashari: Nga sot Drenica është më e pasur shpirtërisht dhe më frymëzuese

Aktuale

Jashari: Nga sot Drenica është më e pasur shpirtërisht dhe më frymëzuese

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 12:41
Jashari: Nga sot Drenica është më e pasur shpirtërisht dhe më frymëzuese

Nga sot Drenica është më e pasur shpirtërisht dhe më frymëzuese për gjeneratat që vijnë, se liria lindi këtej pari, dukë u formësuar sot në shtatore madhështore më 28 nëntor, shtatoret e heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, më datën më të rëndësishme të kombit tonë.

Kështu tha kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në seancën solemne të përbashkët të kuvendeve komunale, Drenasit dhe Skënderjat.

Kryetari Jashari theksoi se kjo seancën solemne i ka mbledhur akti solemn i përurimit i tri shtatoreve të pa krahasueshme deri më sot, ku së bashku në sheshin tashmë madhështor të Drenasit i bëjnë roje dhe shpalosin vlerën e lirisë, hernojtë dhe heroina me shtatoret e veta, Fehmi dhe Xheva, Ilazi, Bedriu dhe Rasimi, duke u vendosur tash edhe heronjtë e kombit, Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

Jashari: Sheshi “Fehmi Lladrovci” bëhet hapësira me më shumë heronj të kombit

“Nga sot sheshi i Drenasit “Fehmi Lladrovci” bëhet hapësira me më shumë heronj të kombit nga ku do të rrezatojnë me mesazhin e përjetshëm, se fryma e shpirti i Skënderbeut është në mesin tonë. Se vlera e pavarësisë, se kombi dhe kujtimi i historisë së Ismail Qemalit pushon këtu. Se komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari me babën Shaban, e me babushin tim Hamzën i bëjnë roje lirisë së Kosovës, pavarësisë së saj, tërësisë së Republikës së Kosovës. Sot të nderuar asamblesit të Drenicës, më shumë se kurrë kemi shfaqur gatishmërinë për të punuar në realizimin e idealeve të heronjve tanë. Barazinë para ligjit, qeverisje transparente dhe llogaridhënie, si kushte të domosdoshme për mirëqenien tuaj. Zhvillimin e komunave tona, Drenicës dhe Kosovës tonë dashur”, theksoi kryetari Jashari. 

Ai në seancën solemne të përbashkët që u mbajt në Drenas, tha se sot me mendje dhe me zemër janë pranë familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe pranë të lënduarve të cilëve u dëshirojnë shërbim të shpejt nga pasojat e tërmetit në Shqipëri.

Ndërsa, Labinot Halilaj, kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit, duke kujtuar vlerën historike e kombëtare të 28 nëntorit, theksoi se populli i Kosovës, brez pas brezi bëri luftë ndër shekuj për lirinë e vendit.

Halilaj: Për të shpallur Kosovën shtet të pavarur, populli i Kosovës bëri luftëra ndër shekuj

“Kjo datë për Drenin dhe për Drenicën nuk mbaron me kaq, për të shpallur Kosovën shtet të pavarur më 17 shkurt 2008, populli i Kosovës bëri luftëra ndër shekuj dhe derdhi shumë gjak. Shumë trima dhe trimëresha brez pas brezi ranë heroikisht për lirinë e vendit tonë, ku me mburrja dhe krenari sot shumë institucione të ndryshëm, shkollat, rrugët dhe sheshet e qyteteve tona mbajnë emrat e tyre ashtu siç e mbanë edhe sheshi kryesor i qytetit tonë emrin e heroit Fehmi Lladrovci.

Pas pak qestesh do të përurohen shtatoret e heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat