Haradinaj: Falë luftës së Adem Jasharit, e kemi ngritë në këmbë Republikën e Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Falë luftës së Adem Jasharit, e kemi ngritë në këmbë Republikën e Kosovës

Nga: V.R Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 13:21
Ramush Haradinaj

Me datën 28 nëntor, ku përkon edhe me ditëlindjen e Adem Jasharit, ky i fundit u përjetësua në bronz, së bashku me dy anëtarët e familjes së tij, poashtu hero.

Haradinaj, gjatë fjalimit, tha se rezistenca dhe lufta e tyre kanë lidhur përjetësisht shqiptarët.

Postimi plotë:

Drenasi përjetësoi sot në bronz tre figurat emblematike të historisë sonë të re, heronjtë e kombit Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari. Falë luftës dhe heroizmit të tyre, ne sot, e kemi ngritë në këmbë Republikën e Kosovës, si e arritura më kulmore e patriotizmit shqiptar, pas Pavarësisë së Shqipërisë, duke i dhënë kuptim të ri praktik dhe vlerë të shtuar, trajektores së interesave madhore shqiptare! Rezistenca dhe lufta e tyre na kanë lidhur përjetësisht ne shqiptarëve. U kujtofshin përherë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat