Tërmeti në Shqipëri, Behgjet Pacolli jep 1  milionë euro donacion

Aktuale

Tërmeti në Shqipëri, Behgjet Pacolli jep 1  milionë euro donacion

Nga: V.R Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 13:56
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të  Jashtme, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi, ka deklaruar se është tronditur së tepërmi kur ka parë së afërmi dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë.

Nisur nga ky shkak, Pacolli, ka dhënë donacion një shifër prej 1 milion eurosh.

Postimi plotë:

Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.

Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Kemi vendosur së bashku me familjen time ( ne djemt e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1 milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkê me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë. Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.

Unë pres poashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje ketu ne Prishtine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat